Konsumi i çokolladës rrit inteligjencën

cokollata

Nëse konsumoni të paktën nji herë në javë çokolladë, të çfarëdolloji, ju ndihmon të përforconi inteligjencën.

Ky asht përfundimi i nji studimi të Georgie Chrichton të Universitetit të Australisë së Jugut, të botuem në revistën Appetite.

Çokolladë, në veçanti ajo e zezë, që asht ma e pasun me antioksidantë nga familja flavonoid, njihet nga shumë studime shkencore për efeket e tij pozitive në shnet, për shembull kardiovaskular.

Por, megjithatë studiusit kanë dashtë me i tregue efektet afatgjata mbi inteligjencën, të ndikueme nga konsumi i rregullt i kësaj ambëlsire. Por, deri tash në fakt, studimet analoge ishin fokusue vetëm tek efektet afatshkurta, efektet direkt mbas konsumit.

Shkencëtarët italianë kanë eksperimentue konsumin e çokolladës në 968 individë të moshave 23-98 vjeç në harkun e 30 viteve, ‘tue administrue’ periodikisht pyetësorët e ushqimit.

Në veçanti, për këtë studim të anketuemve u asht kërkue me tregue se sa shpesh e përdorin çokolladën. Ma mbas ata i janë nënshtrue disa testeve të inteligjencës në fusha të ndryshme, si kujtesë vizive, punë, verbale etj.

Rezultati? Nji konsum i përjavshëm i çokolladës ka lidhje me inteligjencën ma t’naltë në tana fushat. Dhe, efekti shihet jo vetëm me çokolladën e zezë, por çfarëdolloj çokollade.