Kontraceptivi për mashkuj, shume ngat!

Shkencëtarët thonë se janë shumë afër zhvillimit të tabletave  kontraceptive për mashkuj. Ka kohe që përpiqen me krijue nji tablete, por deri sot nuk kane mujt. Sot, shkencëtarët e Universitetit te Minnesota’s per Farmaci thonë se janë shume ngat me prodhue nji tablete për mashkuj dhe që nuk ka efekte anësore.
Gunda Gerog, autorja kryesore e studimit, tha për të përditshmen “The Times” se tableta ka me qene e tretshme, prandaj mund me u marr ne forme orale. Ajo e jep efektin menjiherë dhe nuk e pengon epshin. Pilula ka me qene e sigurt edhe nëse përdoret për dekada.
“Me qene se disa përdorues dojn e me pase fëmi, ndikimi i saj te pjelloria ka me qene e kthyeshme, dhe nuk ka me pase  asnji efekt negativ te cilësia e spermës”, tha Dr. Gunda Gerog.