A e kontrolloni shpesh telefonin? Qe prej çkafi vueni

Personat që nuk janë në gjendje me i lane telefonat e tyne madje edhe për pak minuta, kane problem psikologjik, rezulton nji studim.

Psikologët thonë se njerëzit që i kontrollojnë vazhdimisht telefonat e tyne gjatë ditës janë ma të padurueshëm dhe kërkojnë kënaqësi të menjihershme, në vend se me prite për ‘shpërblime’ ma të mëdhaja.
Henry Wilmer, psikolog nga Universiteti ‘Temple’ në Philadelphia, që ishte udhëheqësi i studimit, tha: “Zakonet e teknologjisë së telefonave, të tilla si kontrollimi i vazhdueshëm i tyne, duket se ndodhin për shkak të impulseve të pakontrollueme, dhe jo për shkak të dëshirës”.

Studimi i publikuem në gazetën “Psychonomic Bulletin and Review”, egzaminoi përdorimin e telefonit mobil të 91 studentëve. Hulumtuesit gjetën se ata të cilët kishin tendencë me i kontrollue ma shpesh telefonat e tyne dhe me i përdor rrjetet sociale, ishin ma të padurueshëm në çdo aspekt social.