E Ejte, 8 Dhetor 2016

Kortney zbulon sekretin: Qysh me pasë flokë të shnetshme dhe me shkëlqim

kortney-kardashian

Me ndihmën e frizerit të saj, Andrew Fitzsimons, Kortney ka krijue nji maskë për flokët me produkte krejtësisht natyrale. Kjo maskë i mban flokët e shnetshme dhe u jep atyne shkëlqim. Ma e randësishmja, krejt përbamësit e recetës mund të gjenden në kuzhinën e gjithsecilit.

Përbamësit:

  • 1 avokado e gjysë
  • 2 lugë gjelle vaj ullini
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • Lëngu i ½ liman
  • 1-3 pika vaj esencial, livando ose portokall

Krejt përbamësit i vendosni në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet nji masë homogjene. Aplikone maskën në flokë dhe mbane  për rreth 45 minuta. Mandej i lani flokët si zakonisht.