Kosova frik me statistika mbi kancerin

kancerikosova

Instituti Onkologjik i Prishtinës me perkrahjen e Spitalit John Hopkins së shpejti ka me nisë nji seri aktivitetesh të koordinueme për parandalimin dhe luftimin e kancerit në Kosovë.

Hulumtimi mbi statistikat dhe arsyet e paraqitjes së kancerit në Kosovë, ndërtimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare hulumtuese në këtë fushë, aktivitete të vetëdijesimit dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatën me renome ndërkombëtare onko-bridge do të jenë fushat, në kuadër të cilave do të zhvillohen aktivitetet.

Lansimi i këtyne aktiviteteve do të bahet përmes nji takimi publik në të cilin do të marrin pjesë krejt onkologët, radiologët, hematologët dhe profesionistët tjerë që kanë të bajnë me kancerin.

Në takim po ashtu do të jenë Dr.Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit onkologjik të Kosovës, Prof dr. Metin Çakmakçi, specialist me renome botnore në kirurgji robotike onkologjike dhe drejtor i breast kancer centre, Prof dr. Serdar Turhal nga Spitali John Hopkins dhe njani ndër personat kyq në organizatën ndërkombëtare onko-bridge dhe Dr.Bilgin Sait me origjinë kosovare që jeton në Turqi dhe që asht nji ndër ideatorët kryesor të kësaj ndërmarrjeje.