Kosova pa statistika për fëmitë me autizëm dhe pa kuadro të kualifikuem për këtë kategori

autizmi

Kosova nuk ka statistika të sakta se sa fëmi jetojnë me autizëm. Statistikat botnore flasin se nji në 68 fëmijë lind me autizëm.

Psikologë, të cilët tashma janë për specializim jashtë Kosovës, për sjelljet e fëmive me autizëm, si dhe mësimdhanie për ta, thonë se Kosova nuk ka kuadro të kualifikuem për këtë kategori të shoqnisë.

Tringa Krasniqi, mësuese e nxanësve me autizëm, thotë për Radion Europa e Lirë se përveç problemit me trajtimin mësimor për fëmitë me autizëm, edhe ma keq qëndrojnë adoleshentët dhe njerëzit e rritun me autizëm.

“Pozita e fëmive me autizëm në Kosovë, nuk asht e mirë. Këta fëmi shërbimet i marrin në qendra ku vetë prindët paguejnë për ta. Nuk ka kuadro të kualifikueme dhe me ta punojnë psikologë. Ata nuk studiojnë për autizëm dhe për metodat shkencore që përdoren për m’i arsimue nxanësit me autizëm”.

“Këta fëmi duhet të marrin intervenim të hershëm dhe duhet të jenë 5 orë në ditë intensive që të marrin shërbime. Edhe nji tjetër problem që unë po e vërej asht se ka fëmi të rritun dhe adoleshentë me autizëm dhe askush nuk merret me ta. Po i shmangen përgjegjësive, mbasi që asht punë ma sfiduese”, thotë Krasniqi.