Kqyrne këtë harte te fytyrës e zbulone çfarë problemi keni

Lëkura asht nji nga pjesët e para të trupit që shfaq simptoma kur diçka nuk shkon mirë me trupin.

Simbas mjekësisë kineze, çdo pjesë e fytyrës përfaqëson nji organ të caktuem në trup. Shejat janë: aknet, puçrrat, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, skuqjet, etj.

Balli: Fshikëza e urinës dhe zorra e hollë
Shkaktari: Konsumimi i tepërt i yndyrës, ushqimeve të përpunueme, alkoolit, sheqerit dhe qëndrimi deri natën vonë mundet me shkaktue vështirësi në procesin e tretjes.
Kura: Ushqime të freskëta, shumë ujë, konsumim të moderuen të alkoolit dhe fjetje në orën e duhun.

Mes vetullave: Mëlçia
Shkaktari: Stomaku mundet me qenë tue funksionue ma shumë se ç’duhet, mbasi keni hanger shumë dhe mundeni me qenë alergjik ndaj disa ingredientëve.
Kura: Rekomandohet me konsumue ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, me mar ajër të pastër e me ba ushtrime fizike.

Harku poshtë syve: Veshkat
Shkaktari: Konsumimi i tepërt i alkoolit, duhanit, qarkullimi i keq, zemër të dobët.
Kura: Duhet me konsumue shumë ujë dhe me ule nivelin e kafeinës, pijeve të sheqerosuna dhe alkoolit. Kqyreni nëse jeni të dehidratuem.

Hunda: Zemra
Shkaktari: Dhomat e mbylluna, ajri i ndotun, gaznat, barku i frymë, qarkullimi i keq i gjakut. Tensioni i naltë i gjakut mundet me i shkaktuedisa probleme në këtë pjesë të fytyrës.
Kura: Kontrolloni tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Çaji i gjelbërt organik mundet me iu ndihmue në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Pjesa e naltme e faqeve: Mushknitë
Shkaktari: Astma, duhani, ndotja e ajrit. Mundet me shkaktue edhe qeska të zeza poshtë syve.
Kura: Qëndroni larg ajrit të ndotun dhe duhanit. Kryeni edhe sa ma shumë aktivitete fizike.

Faqet: Mushknitë dhe Veshkat
Shkaktari: Duhani, stresi, ushqimi i pashëndetshëm dhe konsumimi i tepërt i sheqerit.
Kura: Konsumoni ushqime të shëndetshme dhe përdorni produkte kozmetike të cilësisë së mirë.

Goja dhe mjekra: Barku
Shkaktari: Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer, dhe simulantët si kafeina dhe alkooli. Qëndrimi deri natën vonë dhe stresi mundet me shkaktue mosbalancim.
Kura: Nisni nji dietë që ju ndihmon në balancimin e trupit. Konsumoni sa ma shumë ushqime. Nëse problemet vazhdojnë, duhet me u konsultue me mjekun.

Nofulla dhe qafa: Hormonet
Shkaktari: Konsumimi i tepërt ushqimeve të kripuna, erëzave, kafeinës dhe mungesa ujit.
Kura: Konsumoni ma pak nga këto ushqime dhe pini sa mëashumë ujë.

Burimi: Holistic Living Tips.