Krijohet likura e padukshme që ju ban 20 vjet ma të ri!

Asht krijue nji “likurë e dytë” e padukshme, që heq rrudhat, zhduk sytë e ajtë dhe mundet me i heq shejat e moshës mbrenda pak çasteve.

Materiali i ri, që përdoret në nji proces me dy faza, e mbron dhe e forcon likurën, ndërkohë e lejon me marr oksigjen dhe të ruhet nga pluhnat.

Ajo asht në gjendje që nji person mbi të 40’at me ba me u duke deri në 20 vjet ma i ri. Por e ka nji të metë – zgjat veç 24 orë.

Shkencëtarët presin që “filmi biomimetik” me përbamje silikoni, fillimisht me u perdor për qëllime mjekësore, si trajtimi i dermatiteve dhe i gjendjeve të tjera të likurës.