Krijohet virusi që e lufton kancerin

Kërkuesit në Argjentinë e kanë krijue nji antivirus të modifikuem gjenetikisht për me luftue kancerin.

“Reuters” shkruen se asht nji llojë virusi që shkakton të ftohtë, por që asht modifikue në mënyrë të tillë për me shndërrue fuqinë e tij virale në nji aftësi për me luftue kancerin.

Ai quhet virusi onkoliktik, që i kërkon dhe i vret qelizat kanceroze.

Shkencëtarët në Laboratorin e Terapisë Molekulare dhe Qelizore në Buenos Aires, mendojnë se e kanë ba nji zbulim tjetër të randësishëm në këtë fushë.
“E kemi ‘ndërtue’ nji virus me aftësinë për me i ndje vetitë karakteristike të tumorit dhe për me i sulmue tana qelizat e tij. Me fjalë të tjera, e kemi nji qasje të re ndaj atyne qëi kemi pasë deri më sot”, tha Dr. Osvaldo Podhjacer, shef në Laboratorin e Terapisë Molekulare dhe Qelizore në Buenos Aires.

Në vitin 2015, autoritetet amerikane dhe ma mbas ata të Agjencisë Eruopiane të Mjekësisë, e miratuen përdorimin e virusit të herpesit për trajtimin e melanomës.