Kujdes! Këto janë shejat që ju kallxojnë se stresi ju asht kthye në smundje

Stresi asht nji nga faktorët që ndikon ma së shumti në shnetë.

Qe simptomat që kallxojnë se stresi ju asht kthye në nji smundje dhe po ndikon në jetën e përditshme:

Harresa: Simbas studiuesit Robert M. Sapolsky, stresi kronik shkakton probleme në tru. Nëse ai ju vazhdon për nji kohë të gjatë, keni me pasë probleme me kujtesën, me përqëndrimin etj.

Dhimbje kreje: Shumica e dhimbjeve të kresë që përjetojnë të rritunit vijnë si pasojë e tensionit apo stresit.

Probleme me tretjen: Simbas dr Kenneth Koch, stresi ndikon edhe ne sistemin tretës. Stresi rrit aciditetin e stomakut dhe shkakton dispepsi.

Ndryshime të pashpjegueshme në peshë: Stresi shkakton ranie apo shtim në peshë në mënyrë të pakuptueshme, në mvarësi të njerëzve.

Smundje të shpeshta: Njerëzit që kanë stres kronik smuhen ma shpejt dhe ma lehtë. Kjo, për arsyen se, stresi kronik dobëson sistemin imunitar.

Ranie flokësh: Stresi çrregullon ekuilibrin hormonal dhe për këtë arsye keni me pasë ranie flokësh apo edhe probleme me likurën.