Kujdes! Ky ushqim krijon mvarësi si droga!

Mbas nji studimi për me zbulue se cilat ushqime krijojnë ma tepër mvarësi dhe cilat jo, studiuesit kanë zbulue se, djathi përmban nji përbamës, i cili gjendet edhe në drogë.

Djathi asht veçanërisht i fuqishëm, sepse përmban kazeinë, nji substancë, e cila asht e pranishme në tana produktet e qumështit. Ajo mundet me i nxitë receptorët e trunit, të cilët janë të lidhun me mvarësinë ndaj ushqimit.

Për këtë rast, u morën në studim 120 studentë, të cilëve ju kërkue që me zgjedhë mes 35 ushqimeve me vlera të ndryshme ushqyese, raporton “The independent”. Zgjedhja e atyne ushqimeve që përmbanin bulmet, vërtetoi prezencën e mvarësisë te të rijtë.

Studimi gjithashtu zbuloi se, ushqimet të cilat janë të përpunueme janë ma shumë të lidhuna me sjellje mvarësie për shkak të përbamjes yndyrore, që doket shumë e vështirë për me ndalue.