Kujdes nga mikrovala! Qe pse e damton shnetën tuej…

Mikrovala mundet me qenë nji lehtësim dhe nji mënyrë e shpejtë për me nxehë ushqimin tuej mbas nji dite të gjatë në punë, por ekspertët thonë se ushqimet e mikrovalës munden me qenë të damshme për shnetën.

Rick Hay, nji nutricionist dhe ekspert i humbjes së peshës në ‘lilysoutternutrition.com’, ka zbuluae saktë se çka i ban ushqimi i mikrovalës trupit tuej.

Rick thotë se, përbamës të ndryshëm karcinogjenik lëshohen nga plastika në mikrovalë, të cilën e përdorim për me nxehë ushqim në nji mikrovalë.

“Këto toksina hyjnë në ushqim, dhe tue e hangër ushqimin, ato hyjnë në trupin tuej”,- shpjegoi ai.

“Toksinat shtesë vendosin nji presion shtesë në sistemin tuej imun dhe të tretjes. Ato munden me pasë nji efekt të keq në fertilitet, balancë të hormoneve, shtypje të gjakut, shnetë kardio-vaskular, disponim dhe epsh gjithashtu”,- shtoi ai.