Kujdes, para se me ble pastë dhambësh kqyreni ngjyrën në katrorin e vogël!

A doni me ditë se me çka po i lani dhambët? Nëse po, shikoni shiritin me ngjyrë në fund të pastës së dhambëve.

Njgjyrat janë kode përbamësish.

Nëse ma parë nuk e kishit mendue nji gja të tillë dhe i blinit pastat tue barzvlerësue çmimin apo markën me cilësinë,  bani dhe këtë “kontroll” më pare për me qenë të sigurtë  çfarë paste përdorni për kujdesin oral.

Shiriti jeshil – Ngjyra që përfaqëson perbamësit natyral. Kjo pastë asht 100% bio.

Shiriti i kaltër- Kjo ngjyrë do të thotë se pasta e dhambëve përmban perbamës medicinal.

Shiriti i kuq- Kjo ngjyrë do të thotë se pasta e dhambëve ka perbamës natyrorë me shtesa kimike

Shirit i zi – Kjo do të thotë se pasta e dhambëve asht vetëm me përbamës kimik.