Kujdes, qe 4 rastet kur nuk duheni me pi kafe!

Qe 4 rastet kur nuk duheni me e pi kafen:

1. Nëse asht shumë e nxehtë

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, munden me shkaktue kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë.

Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse asht mbi 65 gradë celsius.
Prandaj, tregohuni të durueshëm! Mos e pini asnjiherë kafen sapo të heket nga zjarri, por lene pak të ftofet.

2. Ju nxen ankthi

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duheni me e fajësue këtë të fundit. Kafeina ka nji efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit.

Në këtë rast e përkeqëson edhe ma shumë ankthin dhe problemet me gjumin te personat që vuejnë nga depresioni.
Mos pini kafe 6 orë para gjumit.

3. Kur je tue “vdekë” për gjumë

Kafja mund të doket nji zgjidhje shumë e mirë nëse don me ndejt deri n’sabah, në rast të kundërt jo. Bani përpjkeje mos me pi kafe para se me flejt, mbasi asht e sigurt se nuk ka me ju nxanë gjumi.

4. Mos pini kafe menjiherë mbasi të çoheni

Konsumimi i kafes menjiherë mbasi të çoheni në mëngjes nuk ka me ju shtue aspak nivelet e energjisë. Kjo, sepse në orët e para të zgjimit, nivelet e hormonit kortizol të stresit janë në kulmin e tyne, dhe ju japin nji rritje normale të energjisë.

Prandaj, shumë ekspertë kanë ra dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë fillue me ra.