Kujdes! Qe cilat lloje deodorantësh munden me shkaktue kancer

Gratë që përdorin rregullisht deodorantë që përmbajnë krypa alumini mund të rrezikohen nga zhvillimi i kancerit të gjinit, ka zbulue nji studim i ri.

Hulumtuesit shkencorë zvicranë kanë sigurue prova që kallxojnë se ekspozimi për nji kohë të gjatë ndaj kloridit alumin mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve, që shpërndahen në pjesë të tjera të trupit.

Studime të maparshme e kanë mohue lidhjen mes tyne, ndërsa bizniset që merren me prodhimin e deodorantëve insistojnë se produktet janë shumë të sigurta.

Studimi ma i fundit, i kryem nga shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, sugjeron se mund të ketë nji rritje të rrezikut për shkak të përdorimit të përbamësve të aluminit te deodorantët.

Këto përbamës bllokojnë përkohësisht gjandrat e djersës, dhe mund të bashkohen në indet e gjinit. Disa deodorantë të krijuem vetëm për aromë nuk i përmbajnë këto përbamës, megjithatë ka edhe të tjerë që i përmbajnë.

Testet e para te qelizat e izolueme të tamlit, të marra nga nji gjandër e nji njeriu normal, u përsëritën ma vonë te mijtë dhe rezultatet ishin të njajta: ekspozimi për nji kohë të gjatë ndaj aluminit shkakton tumore dhe metastazë te qelizat.

“Mendoj që duhet të shmangim tana deodorantët që përmbajnë krypa alumini”, shprehet prof. André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit.

Simbas tij, këto përbamës janë të ngjashëm me mineralin asbest, i cili asht ndalue së përdoruni në Zvicër dhe vendet e Bashkimit Europian.