Kuptone sa hapa duhet me i ba në ditë, për me heq peshën e tepërt

Qysh edhe e dijmë, ecja asht ndihmuesi kryesor i heqjes së peshës, mbajtjes së peshës së dëshirueme trupore dhe kondicionit.

Nji studim ka tregue se femnat që mesatarisht i kanë ba 3.520 hapa në ditë, gja që bajnë rreth gjys ore ecje në ditë, i kanë humb ma shumë se 2 kilogramë gjatë vitit pa i ndryshue shprehitë e veta të ushqimit. Indet e damshme dhjamore në bark u janë zvogëlue për 12%.

E për me dit a keni ba hapa të mjaftueshëm për me heq peshën e trupit, kqyrini të dhanat në vazhdim, përmes së cilave ju sjellin numrin mesatar të hapave që i bani derisa jeni tue ecë apo tue i ba puntë e shtëpisë.

Simbas minutave:

1 minut = 118 hapa
10 minuta = 1.180 hapa
30 minuta = 3.540 hapa
60 minuta = 7.080 hapa

Simbas kilometrave:

1,6 kilometra = 2.000 hapa
4,8 kilometra = 6.000 hapa
8 kilometra = 10.000 hapa
12,9 kilometra = 16.000 hapa

Simbas punëve shtëpiake

Shkuemja në treg = 67 hapa
Pastrimi i dyshemesë – 101 hapa
Pastrimi i dhomës = 94 hapa
Puna në kopsht = 89 hapa