Kur ju nevojiten syzet? Këto 10 sheja paralajmërojnë që duhet me ba nji kontroll të syve

Nji nga shejat ma të qarta që kallxon se keni nevojë për syze asht pamundësia për me lexue. Por, ka edhe simptoma të tjera, të cilat paralajmërojnë se shikimi juej po venitet.

Problemet me shikimin janë shumë ma të zakonshme se sa mundeni me imagjinue. Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin munden me u shmang ose korrigjue.

Ma poshtë mundeni me i lexue simptomat që paralajmërojnë se keni probleme me shikimin dhe duhet me u kontrollue menjiherë te nji okulist.

Shikim i turbullt

Nëse nuk arrini me njoft nji shok 10 hapa larg, ose shkronjat ju doken pak si të turbullta, munden me qenë tue u zhvillue çrregullimet e të pamit si miopia ose hipermetropia.

Vështirësi me pa gjatë natës

Nëse shikimi juej po venitet sa nuk mundeni me pa as qenin në oborr kur asht natë, mundeni tue i përjetue shejat e para të kataraktit, që duhet me u ekzaminue sa ma shpejt që asht e mundun.

Vështirësi në përshtatjen e shikimit kur kalon nga errësina në dritë

Nëse syve ju duhet pak kohë të përshtaten mbasi keni pa drita të gjata në autostradë, don me thanë se muskujt që ndihmojnë në kontraktimin dhe zgjanimin e irisit po dobësohen. Kjo ndodh zakonisht për shkak të moshës, siç edhe shumë probleme të tjera me shikimin, megjithatë asht mirë me ba nji kontroll te okulisti.

Vështirësi të leximit të shkronjave në kompjuter

Dritat e kompjuterit janë ata që e damtojnë ma shumë shikimin. Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet me marrë patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnji problem me shikimin.

Tendosje apo lodhje të synit

Ju lodhet shpejt syni, edhe pse keni vetëm disa minuta që keni fillue me lexue? Lodhja e synit vjen si rezultat i shikimit të turbullt ose kur i picrroni shpesh sytë për m’u fokusue te libri, ekrani i telefonit ose kompjuterit.

Dhimbje të vazhdueshme të kryes

Ndonjiherë, mekanizmi që ndihmon kornean dhe lentet të fokusohen te imazhet fillon të venitet dhe muskujt e vegjël në sy detyrohen me punue ma fort. Kjo shkakton tendosje të synit dhe dhimbje kreje.

Vizione të dyfishta

Vizionet e dyfishta munden me çue në probleme ma serioze.

Shikim i valëzuem

Ju doken perdet e dritares së kuzhinës sikur kanë hy në ujë? Kur vijat e drejta doken si të valëzueme, ose kur ngjyrat doken si të venituna, mundet me qenë nji shejë e degjenerimit makular, nji nga shkaktarët kryesorë të humbjes së shikimit.

Të pamit e nji rrethi drite gjatë tanë kohës

Nëse shihni nji rreth drite përreth objekteve mundet me qenë nji shejë që po zhvillohet katarakti ose probleme me shikimin në errësinë. Këto drita zakonisht shfaqen në errësinë dhe përreth objekteve.

Tension të synit

Nëse ndjeni tension para synit, mundet me qenë shejë e zhvillimit të glaukomës. Nuk duhet me krijue panik, mbasi mundetmeu trajtue shumë lehtë. Tensioni mundet me damtue nervin optik që transmeton imazhet në tru, megjithatë, jo të gjitha ata që ndjejnë tension te sytë kanë glaukoma.