Kurrë mos i përdorni këto ilaçe gjatë shtatzanisë. Mundet me lindë fëmiu me probleme në të folun

Gratë që marrin antidepresivë gjatë shtatzanisë rrezikojnë të lindin fëmi me probleme në të folun. Në këtë përfundim ka arritë nji studim i ri, i kryem nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin e Kolumbisë. Studimi kallxon se nanat që pinë qoftë edhe dy tableta me ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzanisë kanë 37% ma shumë rrezik që të lindin fëmi me probleme në të folun dhe që e kanë të vështirë të shprehin mendimet dhe ndjenjat, krahasue me nanat e tjera që nuk trajtohen me këto ilaçe.

Autorët e studimit nga Universiteti i Kolumbisë paralajmërojnë për ndikim shkatërrues të zhvillimit mendor të fëmiut, nëse merren këto ilaçe gjatë shtatzanisë.

“Në dijeninë tonë, ky asht studimi i parë që ka egzaminue lidhjen mes përdorimit të antidepresivëve nga nanat dhe çrregullimeve në të folun te fëmitë”, thotë profesor Alan Brown, nga Shkolla e Shëndetit Publik Mailman, në Universitetin e Kolumbisë.

Studiuesit analizuen të dhanat e regjistrave të lindjes së fëmive finlandezë mes viteve 1996-2010. Ata i klasifikuen nanat në tri grupe, në ato që kishin marrë njiherë ose ma shumë antidepresivë para ose gjatë shtatzanisë.

Ato që ishin diagnostikue me çrregullime psikike nji vit ma parë ose gjatë shtatzanisë, por nuk kishin marrë antidepresivë. Dhe në fund nanat që nuk kishin pasë probleme me depresionin.

Mbasi analizuen edhe të dhanat e fëmive mbi moshën tre vjet, shkencëtarët arritën në përfundimin që fëmitë, nanat të cilëve kishin marrë qoftë edhe dy tableta me antidepresivë gjatë shtatzanisë, kishin ma shumë probleme në të folun, krahasue me fëmitë e tjerë.