Cilat janë ushqimet që ju bajnë të dukeni ma të ri

Tashma dihet botnisht se ushqimi përveç në shneten tuej, ka ndikim edhe në pamjen tuej.

Janë disa nga ushqimet kryesore të cilat ju japin nji pamje ma rinore nëse i konsumoni vazhdimisht.

Kafja- Kafja përveç që ju ndihmon të nisni ditën me energji, ajo  ka komponentë bioaktivë që mbrojnë lekurën tuej nga melanoma, kanceri i pestë ma i shpeshtë në Amerikë.

Bostani-  Ky kompleks antioksidant ndihmon lëkurën tuej me largue damet nga rrezet ultravioletë.

Shega- Farat e këtij fryti çudibamës kanë shumë antioksidantë, si vitaminë C, që parandalon rrudhat dhe thatësinë e lëkurës.

Boronica- Boronica ka C dhe E, dy antioksidantë që punojnë së bashku për me shendrit lekurën.

Votë- Votë janë nji burim i mirë i biotinës, nji vitaminë B kompleks  që metabolizon aminoacidet, të cilat janë blloqe ndërtimi të proteinave.

Arrat- Acidet yndyrore Omega-3 (gjenden në vajna natyrorë që i mbajnë flokët tuej të hidratueme) dhe vitamina E janë dy sekretet për lekurë të bukur dhe rinore.

Avokado- Këto fruta janë të pasuna me acid oleik, nji acid yndyror omega-9 që ndihmon lekurën me ruejtë lagështinë në shtresën e jashtme për me mbajt atë të butë dhe të shendoshë.