Kush po e rrezikon Europën nga epidemitë e rralla

tymi

Europa po bahet gjithmonë e ma e ngrohtë dhe me rritjen e temperaturës mesatare, simbas ekspertëve shtohet edhe rreziku i epidemive, që gjeografikisht na doken sot të largëta e të pagjasa.

Nji studim i universitetit suedez të Umeas, i publikuem nga “EbioMedicine”, del në përfundimin se kontinenti i vjetër duhet të bajë llogaritë me nji klimë shumë ma të ndryshme, e për pasojë edhe me kercënimet, që mund të përbajnë luhatje të tilla për shëndetin.

Mbështetun në nji seri skenarësh potenciale të mutacioneve klimatike, të cilat fatkeqësisht ma shumë janë pesimiste sa i takon pasojave të efektit serë, autorët e studimit thonë se temperaturat e zbutuna dhe ndryshimet e klimës, të nisuna prej kohësh, do të kenë nji impakt jo të vogël, sidomos në përhapjen e etheve tropikale.

Mushkonja “tigër”, apo “Aedes aegypti”, nji insekt tropikal dhe bartës i kësaj sëmundje do t’arrijë – simbas tyne, – t’i përshtatet ma mirë Europës.

Si ajo, edhe mushkonja “tigër” aziatike janë të destinueme të kthehen në nji prani fikse për kontinentin e vjetër, shpjegon nji nga autorët e kerkimit, Jing Liu-Helmersson.

Nji përqendrim i naltë i tyne asht verifikue tashma në Rusi e Gjeorgji, – vazhdon ai, – ndërsa së fundi, mushkonja “tigër” asht shty deri në Holandë.

Ngrohja e klimës, përveçse i ban të përshtatshme për këto insekte edhe territore të konsiderueme deri vonë si “imune”, u rrit njikohësisht aftësinë e përcjelljes së sëmundjes: viruset riprodhohen me shpejtësi ma të madhe, ndërsa i nxehti vet i shtyn mushkonjat të pickojnë ma shumë.

Rreziku i kanoset edhe vendeve t’Europës Lindore, deri më tash të paprekuna nga të tilla kercënime sanitare, por ma i ngutshëm, problemi duket se do të jetë në Europën e Jugut.