Ky asht efekti magjik nëse e shtypni Aspirinen dhe e fërkoni për flokë

Aspirina i ban flokët të buta, të shkëlqyeshëm dhe të bujshme, ndërkaq shumica e femnave kanë përvojë pozitive me eliminimin e qindpërqindtë të zbokthit tue e përdorë aspirinën.

Duhet me dijtë edhe që, aspirina nuk ushqen rrajën e flokut, por ndikon në dokjen e jashtme të flokut, andaj efekti asht i dokshëm qysh nga përdorimi i parë.

Mënyra ma e thjeshtë, të cilën me kënaqësi jau rekomandojmë: Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në nji shishe me ujë të nxetë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet krejt përbamja.

Ky lloj ilaçi këshillohet me u përdorë vetëm mbasi të jetë ftofë përziemja në fjalë dhe sa herë që të lani flokët tundeni shishen, në të cilën keni krye përziemjen.

Lamja me aspirinë, ma e mirë asht për flokët e yndyrshme.

A e keni dijtë që këtë tretman e përdorë aktorja Jennifer Aniston, së cilës gjithnji e ma shumë po ja kanë lakmi flokëve të saj të bujshme dhe të shnetshme.