Ky asht hapi i madh i shkencës te embrionet njerëzore

Shkencëtarët kanë arrite për herë të parë që të çlirojnë me sukses embrionet e nji pjese të ADN së gabueme që shkakton smundje vdekjeprumëse të zemrës.

Zbulimi potencialisht hap derën për parandalimin e 10.000 çrregullimeve që kalojnë nëpër gjenerata.

Ekipi i shkencëtarëve nga SHBA dhe Korea e Jugut lejuen që embrionet të zhvilloheshin për pesë ditë përpara ndalimit të eksperimentit.

Shkenca po kalon nji epokë të artë në redaktimin e ADN, falë nji teknologjie të re të quejtun Crispr, e qusjtun përparim i vitit vetëm në 2015.

Aplikimet e saj në mjekësi janë të mëdha dhe përfshijnë idenë e fshimjes së gabimeve gjenetike që shkaktojnë smundje nga fibroza cistike në kancerin e gjibit.

Në studimin e përshkruem në revistën “Nature”, riparimi gjenetik ka ndodhe gjatë konceptimit.

Sperma nga nji njeri me “cardiomyopathy hypertrophic” u injektue në vezë të shnetshme dhurue së bashku me teknologjinë Crispr për me korrigjue defektin.

Nuk funksiononte gjatë tanë kohës, por 72% e embrioneve ishin të lira nga mutacione që shkaktonin smundje.