Ky asht i vetmi vend qe lejon eutanazinë për të mitun!

Belgjika asht vendi i vetëm që lejon eutanazinë pa kufizime të moshës.

Nji 17 vjeçar asht i pari i mitun i cili u ndihmue nga mjekët që të vdesë në Belgjikë.

Nji gja e tillë asht ba mbas kerkesës për heqjen  e kufizimit të moshës për me aplikue eutanazinë, dy vjet ma parë,  thonë zyrtarët, shkruen BBC.

Kreu i Komisionit Federal i Eutanazisë tha se i riu  vuente nga nji sëmundje me dhimbje të papërballueshme fizike.

Belgjika asht vendi i vetëm që lejon të  mitunit e çdo moshe për me zgjedh eutanazinë.

Vdekja me ndihmën mjekësore asht e ligjshme në shumë pak vende, perfshi këtu Zvicrën, Holandën, Kolumbinë dhe Japoninë, ndërsa në Shtetet e Bashkueme mund të aplikohet për nji grup të vogël sëmundjesh në shtetet Washington, Californi, Oregon, Vermont, New Mexiko dhe Montana.