Ky asht kondomi i së ardhmes!

Kompania suedeze “Lelo Hex” premton se ka sjellë kondomin e së ardhmes që nuk çahet as me nji gjilpanë, siç kallxoi në nji paraqitje për publikun.

“Lelo” thotë se nji punim i veçantë me grafen (substancë me karbon të pastër) dhe me lidhje gjashtë-kandore të materialit ban që ky kondom me qenë ma i hollë dhe shumë ma i fortë se tradicionalët.

Kompania ka shfaqë në faqen e tyne nji video me aktorin Charlie Sheen, i cili njoftoi vjet se ishte me SIDA, dhe për këtë arsye ai thekson randësinë e kësaj arritje në fushën e kondomave.

0c-19