Ky asht mëngjesi ma i mirë për me humbë në peshë

Nëse don me dijtë se cilat janë ushqimet që duhet me i hangër në mëngjes për me humbë peshë, përgjigjja asht me vetëm nji fjalë, proteina. Disa studime kallxojnë që mëngjeset e pasuna me proteina, si voje dhe bacon, i lanë mbas ushqimet me shumë karbohidrate si drithnat e mëngjesit.

Përveçse ju ndihmojnë për me u ndje ma të ngopun, efektet zgjatin gjatë tanë ditës. Nji studim i fundit në American Journal of Clinical Nutrition ka gjetë që njerëzit që hanin nji mëngjes të pasun me proteina konsumonin ma pak ushqime të vogla me shumë yndyrë, ose me shumë sheqer në mbramje, krahasue me ata që e nisnin ditën me nji racion me pak proteina.

Nji tjetër studim i vonë ka gjetë që ata që hanë mëngjes me shumë proteina, kanë kontroll ma të mirë mbi nivelet e glukozës dhe insulinës, që e mban ndjesinë e nepsit në kontroll dhe mund të ulë rrezikun për m’u sëmu nga diabeti.

Mike Roussell, Ph.D., këshilltar për ushqimin në revistën Men’s Health, sugjeron rreth 30 gramë proteina në mëngjes nga ushqimet si voje, mish gjeldeti, kos i thjeshtë…