Ky asht mëngjesi tradicional i kryeministrit Rama në veriun e Shqipnisë!

ediramama

Kryeministri Edi Rama ka zgjedh që këtë fundjavë me kalue në veri të Shqipnisë.

Kreu i egzekutivit shqiptar ka ba nji postim në Facebook, tue postue dy foto nga Bujtina e Fratit, ku ka hanger edhe nji mëngjes tradicional shqiptar.

Mbas takimit që pati gjatë ditës së djeshme me fermerët në Gruemirë, kryeministri Edi Rama ka zgjedh me shfrytëzue bukuritë e veriut të Shqipnisë.

Në rrugën e Malësisë së Madhe, kreu i qeverisë ka ndalue në Tamarë dhe Vermosh, por ajo që i ka ba ma shumë përshtypje asht mëngjesi në Bujtinën e Fratit.

Rama ka postue nji foto në rrjetin social Facebook nga tavolina modeste por mjaft e ngrohtë e këtij mëngjesi. Petulla, omletë dhe reçel…”Një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”, shkruen kryeministri Rama.

 

1-rama

 

2-ramamengjes