Ky asht pozicioni ma i rrezikshëm seksual. Kjo asht arsyeja

Nëse keni planifike me ba seks, ndoshta nuk duhet me lexue këtë shkrim.

Nji studim ka zbulue se cili asht pozicioni ma i rrezikshëm seksual për mashkujt.

Po çka e ban kaq të rrezikshme?

Dy fjalë: Thyemje e penisit.

Studimi asht publikue nga nji revistë e njohun urologjie.

Aty thuhet se pozicioni seksual ku femna asht mbi mashkullin asht shumë i rrezikshëm.

Por, sa e rrezikshme asht thyemja e penisit?

Fillimisht shkakton shumë dhimbje.

Në 80 përqind të rasteve sjell humbje të ereksionit.

Disa nga pacientët thonë se ndigjojnë nji ‘krak’ kur penisi i tyne thyhet.

Në raste të tilla duhet me u drejtue me urgjencë te ekspertët urologë.

Në rast mostrajtimi, 50 përqind e pacientëve mbeten me penis të deformuem.

Disa të tjerë vuejnë nga probleme me ereksionin.

Megjithatë, thyemja e penisit nuk ndodh shpesh.

Autorët e studimit mundën me i gjetë vetëm 44 pacientë me penis të thyem.

Katër prej tyne po banin seks homoseksual.

seksi-2