Ky asht rreziku për personat që jetojnë në qytete të ndotuna!

Ka shumë faktorë që ndikojnë në damtimin e higjenës orale, Simbas nji studimi të realizuem nga instituti indian i Edukimit Shkencor dhe Kërkimit në Calcutta, ku nji prej tyne asht edhe tymi. Nga kërkimi rezultoi se goja asht ma e ekspozueme ndaj ndotjes dhe ndaj elementëve si dioksidii squfurit etj. Dhe, si rrjedhojë ka ma shumë mundësi që me u zhvillue prishja e dhambëve ose patologji të tjera.

“Pamvarësisht përpjekjeve për me reduktue nivelin e ndotjes në ajër, personat që jetojnë në qytete të mëdha kanë me qenë shumë herë ma të ekspozuem nga rreziku i tymit, i cili shkakton pasoja edhe në higjenën orale” shprehet Jacopo Gualtieri, dentist, anëtar i Shoqatës Europiane të dentistëve (Eao).

Qe disa këshilla:

1) Verifikoni standardet për kontrollin e cilësisë së ajrit nga ana e komunës suej.
2) Gjatë ditëve të ndotjes ma të naltë shmangni qëndrimet e gjata në mjediset e hapuna (mundeni me përdorë ndonji maskë).
3) Mos përdorni shumë fluor
4) Kryeni vizita të rregullta te dentisti.
5) Nëse dhamnbët kanë pësue dame estetike, ato munden me u riparue me elemente porcelani.