Ky asht testi që ka me zbulue kancerin shumë herët!

Nji test, i cili ka me mujt me zbulue kancerin para se ai të bahet vdekjeprus, mundet me qenë i gatshëm gjanësisht mbrenda dhetë vjetve, thuhet simbas nji hulumtimi të ri.

Shkencëtarët kanë ba nji studim 5-vjeçar dhe kanë identifikue nji listë të 788 ‘biomarkerëve’ në gjak.

Këta biomarkerë janë sheja që kallxojnë prezencën e kancerit në trup, edhe nëse pacienti nuk asht tue vuejtë nga ndonji simptomë. Me këtë informacion, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë nji test të vetëm të gjakut, i cili ka me mujt me zbulue lloje të ndryshme të kancerit shumë herët.

Testi ka me ua mundësue mjekëve që me identifikue kancerin para se ai të shpërndahet në trup, tue u mundësue pacientëve që të trajtohen menjiherë. Ky studim u ba nga Konzorciumi për Detektimin e Hershëm të Kancerit (ECDC), nji grup i 40 organizatave, tue përfshi universitete, spitale dhe kompani ndërkombëtare.