Ky asht urdhën i premë i Qeverisë italiane lidhun me femitë!

Qeveria italiane ka vendos që krejt fëmitë duhet m’u vaksinue kundër 12 sëmundjeve ma të zakonshme para se të mund të regjistrohen në shkollat shtetnore.

Kryeministri Paolo Gentiloni fajëson uljen e vaksinimit për “përhapjen e teorive anti-shkencore” , mbi epidemitë e vazhueshme në shtetin fqinj.

Deri tash Italia ka shënue tre herë ma shumë raste fruthi, sesa për të gjithë vitin 2016, raporton BBC.

Nëse fëmitë e moshës 6 vjet nuk janë të vaksinuem para se t’ulen në bankat e shkollës, prindët e tyne kanë me u denue.

Por teoritë e konspiracionit mbi rreziqet shëndetësore të disa vaksinave, bazue kryesisht në nji letër të diskreditueme, kanë qarkullue kudo nëpër botë.