Ky asht ushtrimi i çuditshëm elektrik që djeg 3 mijë kalori

Nën ritmin e shpejtë të zhvillimit të botës së fitnessit, ka gjithmonë nji trend të ri ushtrimesh, por ky i fundit asht ma i çuditshmi që mund të provoni.

Stërvitja “EMS” përfshin veshjen e nji kostumi me impulse elektrike që përhapen në tanë trupin tuej tue vnue në lëvizje çdo grup muskuli.

Simbas dizajnuesve, asht vërtetue shkencërisht se me pajisjen mund të arrini shumë shpejt rezultate të qëndrueshme qysh nga ditë e parë dhe mund të digjni 3 mijë kalori mbrenda 48 orëve.

E fiksueme mbas palestrës, 27 vjeçarja Emily Forlow, mbasi ju nënshtrue nji seance që zgjati 25 minuta tha për Daily Mail: “Ishte nji ndjesi e çuditshme që nuk e kisha provue kurrë ma parë. Ishte paksa e frigshme mbasi nuk e kontrrollon elektricitetin që vjen drejt muskujve të tu. Rekomandohet që me ba EMS maksimumi tre herë në javë. Mbas katër seancave të mbasmet dhe muskujt e mi të barkut janë padyshim ma të tonifikuem”.

Siç shpjegon dhe website, stimulimi elektrik i muskujve përdoret për të riparue dhe forcue nyjet e muskujt (sidomos për ata që janë lëndue) e për të përmirësue kockat e krisuna.

37831A1B00000578-3754674-image-m-16_1471964975618 37831A4B00000578-3754674-image-a-3_1471959891670 37831A1100000578-3754674-image-m-8_1471959911079