Ky asht vaji qe ju mbron ma se miri kur laheni n’deti

Sezoni i verës asht koha kur krejt përpiqen me u mbrojt sa ma shumë sa i përket irritimeve të ndryshme të lëkurës apo rrezeve të damshme të diellit.

Karrota asht nji ilaç natyror kundër acarimit të epidermave, pezmatimit të lëkurës apo skuqjes.

Përdorimi i vajit të karrotës asht zgjidhja efikase, si për me marrë ngjyrë ashtu edhe për me ushqye lëkurën tuej përmes masazhimit të saj.

I pasun me vitaminë A, vaji i karrotës e mbron lekurën nga çdo lloji irritimi tue e zbut dhe tue e ba atë tepër elastike.

Simbas studiuesve, vaji i karrotës asht cilësue si nji produkt kundër plakjes, mbasi e ban lekurën ma të shëndetshme, ka efekt hidratues dhe qetësues.

Ky lloji vaji asht i këshillueshëm veçanërisht për lëkura të thata.

Gjithashtu asht i dobishëm edhe për shëndetin e flokëve tuej.

Ju mund ta aplikoni në formë maske dhe rezultatet do të jenë të dukshme.