Ky asht zbulimi për çamjen e buzëve!

buzettt

Çamja e buzëve mund të zbulojë shumëçka për gjendjen shendetësore, posaçërisht nëse i kuroni rregullisht, kurse problemet nuk eliminohen.

Ma së shpeshti buzët çahen për shkak t’ernave, ajrit të ftoftë, por edhe për shkak të pimjes joadekuate të ujit dhe shprehive të këqija të lëpimjes së buzëve.

Mirëpo kjo mund të jetë edhe sinjal i ndonji çrregullimi n’organizëm.

Mungesa e vitaminave të nevojshme

Mungesa e vitaminave B2 dhe B3 vërehet në buzë, gjuhë madje edhe në mishin e dhambëve. Nëse buzët ju thahen shpesh të thata dhe ju pëlcasin, gjithsesi mendoni për marrje të suplementeve.

Pimja e pamjaftueshme e ujit

Njani ndër simptomat e para të mungesës së ujit në trup asht thatësia dhe pëlcitja e buzëve. Hulumtimet e deritashme kanë tregu që mungesa e ujit shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së mishit të dhambëve dhe grumbullimit të zmaltit dhe kariesit.

Alergjitë

Nëse keni vërejt thatësinë dhe pëlcitjen e buzëve mbas qitjes së karminit, balsamit apo shkëlqimit, asht e mundshme që jeni alergjike në ndonji substancë të perbamësve të produktit.

Alergjitë ndaj atyne materieve shkaktojnë të kruemit në rajonin e buzëve, irritim dhe pëlcitje.

Reaksioni ndaj disa barnave

Barnat për hipotireozë dhe rregullim të shtypjes së gjakut shumë shpesh shkaktojnë pëlcitje të buzëve.

Marrje e tepruar e vitaminës A

Të tepruemit me vitaminën A mund të shkaktojë thatësi të buzëve, pëlcitje, lëvorisje dhe rrjedhje gjaku.

Inflamacion kronik

Nëse ekziston inflamacion kronik, apo inflamacion i qetë, në trup do të shfaqen ndryshime në kendet e buzëve, pëlcitje dhe tajitje e shtueme e pështymës.