Ky grup i gjakut ma s’paku rrezikohet nga sëmundjet e zemrës!

grupi

Personat me grupet e gjakut A, B apo AB kanë rrezik ma të madh nga sëmundja e zemrës sesa personat me grupin 0 (zero), kanë publiku shkencëtarët amerikanë.

Simbas shkencëtarëve nga Universiteti i Harvardit, njerëzit me grupin e gjakut 0 (zero) kanë nji mbrojtje natyrore nga sëmundjet e ndryshme të zemrës.

Shkencëtarët kanë zbulu se personat me grupin AB të gjakut, që njiherësh asht edhe grupi ma i rrallë i gjakut, 23 për qind asht ma i madh që të pesojnë sulm në zemër në krahasim me të tjerët.

Njerëzit me grupin B të gjakut për 11 për qind, ndërsa ata me grupin A, deri 5 për qind se do të kenë probleme me zemrën.
Shkencëtarët besojnë se grupi 0 i gjakut ka substanca të caktueme në gjak, të cilat ndihmojnë qarkullimin dhe zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së droçkave në gjak, që në mënyrë të drejtpërdrejtë zvogëlon mundësitë e pësimit të sulmit në zemër.

Grupi A i gjakut ndërlidhet me nivelet e nalta të kolesterolit të keq në gjak, derisa grupi AB i gjakut asht ma shumë i ekspozuem ndaj shfaqjes së pezmatimeve, të cilat kanë rol kyç në damtimin e artereve.

“Njerëzit nuk mund ta ndryshojnë grupin e gjakut, por mund t’i ndryshojnë shprehitë e jetës nëse kuptojnë se janë në rrezik nga telashet me zemrën”, deklaroi profesori Lu Ki.

 

2-gruppi