Ky shtet ka fëmitë ma të shnetshëm në krejt botën. Qe pse…

Në Japoni, djemtë dhe çikat priten me jetue deri në 80 vjet dhe nuk preken pothuejse nga asnji smundje e randë deri në moshën 73 vjeçare, simbas nji studimi të The Lancet.

10 vendet që ndjekin Japoninë për jetëgjatësinë ma të naltë janë: Singapori, Andorra, Islanda, Qipro, Izraeli, Franca, Italia, Korea e Jugut dhe Kanada.

Krejt këto vende kanë nji jetëgjatësi prej rreth 72 vjeçare.

Këtu janë vetëm disa nga gjanat që Japonia ban ndryshe, kur asht fjala për rritjen e fëmive të shnetshëm:

Mbusheni frigoriferin me ushqime të shnetshme:

Asht shumë e randësishme që ta mbushni kuzhinën tuej me ushqime të shnetshme me fruta dhe perime të freskëta.

Mos i ndaloni fëmitë me hangër ambëlsina, por tregoni atyne sasinë e duhun që duhen me konsumue:

Tue i thanë nji fëmije që nuk mundet me hangër diçka, asht nji veprim antiproduktiv.

Pregadtini ushqime që kanë ma pak kalori “për kafshatë”:

Ushqimet japoneze rrallë përdorin ndonji ushqim të përpunuem, dhe kur i shërbejnë ato ushqime i shërbejnë në porcione të vogla. Perimet, drithnat, peshqit dhe ushqimet me kalori të ulëta janë përbamësit e preferuem të ushqimit në kuzhinën japoneze.

Fëmitë japonezë ecin ose shkojnë me bicikëll në shkollë:

Thojnë se lëvizja asht çelësi i nji jete të gjatë, dhe japonezët e fillojnë mëngjesin me aktivitet fizik. Në vend që të hypin në nji autobus shkolle, mbi 98% e fëmive japonezë ecin ose shkojnë me biciklla në shkollë.

Zavendësoni bukën dhe makaronat me oriz:

Shumica e ushqimeve japoneze vijnë me nji enë ekstra me oriz të thjeshtë, i cili të ngin.

Shperndaje në: