Ky shtet ka legalizue marijuanën mjekësore

Parlamenti australian miratoi projektligjin për legalizimin e marijuanës mjekësore.

Ndryshimet në Aktin e Drogave Narkotike do të lejojnë rritjen e kanabisit në mënyrë të ligjshme për qellime mjekësore dhe shkencore, për herë të parë n’Australi.

“Kjo asht nji ditë historike për Australinë dhe për shumë avokatë të cilët kanë luftu gjatë për të sfiduar opinionin e keq rreth produkteve medicinale të kanabisit, në mënyrë që pacientët të mos të trajtohen si kriminelë”, tha ministrja e Shëndetësisë Sussan Ley, në nji deklaratë.

Vendimi erdhi pikërisht nji vit mbasi 25-vjeçari Daniel Haslam humbi jetën nga kanceri në zorrën e trashë.
Haslam përdori marijuanë mjekësore për të lehtësu dhimbjet e tij dhe të përziemat, para se të vdiste në Frorin e kaluem.