Ky vend ofron trajtim falas për 400 pacientë me kancer

Spitali kenian ka ofrue terapi falas për 400 pacientë nga Uganda të cilët e kane sëmundjen e kancerit.

Aga Khan nga ky spital, tha se kishte me ba gjithçka që mundet për me i ndihmue dhe inkurajue të tjerët me ba nji gja të tillë.

Qeveria e Ugandës tha se ka me mbulue udhëtimin dhe shpenzimet tjera, për me ia mundësue 400 pacientëve me shkue në spitalin në Nairobi.

Radioterapia asht e shtrejtë dhe shumica e pacientëve nuk kanë mundësi financiare për me pague trajtimin.