Lajm historik: Zbulohet ilaçi kundër kancerit

Në SHBA flitet për zbulimin historik në mjekësi.

Atje asht aprovue trajtimi mjekësor për “ridizajnimin” e sistemit të imunitetit të pacientit ashtu që vetë e sulmon qelizën e kancerit.

Drejtoria amerikane për ushqim dhe barrna ka kumtue se ky vendim paraqet moment historik për mjekësinë, lajmëron BBC.

I ashtuquejtuni “bari i gjallë” bahet ndamas për çdo pacient nga rruzat e bardha të gjakut të tij.

Pastaj qelizat programohen gjenetikisht me i kërkue dhe  me i sulmue qelizat e kancerit.

Siç transmeton BBC, bari i ri i adaptohet pacientëve, në dallim prej barrnave konvencionale, siç janë hemoterapia dhe operacionet.

Në kompaninë Novartis thonë se ky trajtim kushton 475.000 dollarë.