Lajm i keq për adhuruesit e selfie, drita e telefonit e plak shumë ma shpejt lëkurën

Ky asht nji lajm i keq për krejt ata që bajnë selfie, drita e telefonit (flesh) rrezikon me përshpejtue plakjen e lëkurës.

Kështu ka ra në përfundim blogerja e njohun angleze Mehrin Baig, e cila i ka ba rreth 50 selfie në ditë, dhe i ka publikue në Instagram.

E shqetësueme rreth damtimit të lëkurës së saj, 26-vjeçarja u konsultue me nji dermatolog. Mbas kontrollit me skaner u arrit në përfundimin se drita e lëshueme nga telefoni në momentin e shkrepjes lëshon rreze HEV. Këto rreze damtojnë lëkurën dhe ma konkretisht pjesën poshtë syve, ku poret nisin me u zmadhue gjithnji e ma shumë.

“Ka tre faktorë kryesorë që çojnë në damtimin e lëkurës: ndotja, damet e shkaktueme nga dielli, dhe damet nga rrezet HEV. Kombinimi i këtyne faktorëve shkakton inflamacion të lëkurës, tue e ngadalësue aftësinë e saj për me u shërue, dhe për me u mbrojt nga rrezet e damshme”, shpjegon Dr. Simon Zokaie, dermatolog në fushën e kozmetikës.