Lani kambët me këtë lang: Kurrë ma s’keni me pas thembra t’çame!

Qumështi dhe soda e bukës bajnë çudina për thembra të lodhuna dhe të çame. Ndjekni këto veprime dhe pshtoni thembrat tueja.

Kambët e thame, si edhe shputat e çame dhe të lodhuna duhet me i trajtue posaçërisht. Kambët tueja kërkojnë kujdes të veçantë.

Në të vërtetë, shputat gjithsesi u janë të ekspozueme ndikimit të forcës ma shumë gjatë ditës, bile kjo asht arsyeja kryesore pse janë të damtueme dhe doken të pakandshme.

Lajm i mirë asht që nuk ju nevojiten mjete të shtrejta për shërim, sepse po ju japim recetën për shputa të shërueme dhe të buta.

Kjo tretje ka me ju ndihmue që me i eliminue qelizat e vdekuna nga likura.

Vetëm ndjekni këto veprime:

– Para së gjithash, asht e nevojshme me i ngrofë 2-4 gota qumësht.

– Veprimi tjetër asht që, me e njomë kambën në atë qumësht. Mbajeni në te 5-10 minuta.

– Shtoni sodën e bukës dhe pastroni mirë.

Në fund shpërlani kambët me ujë të ngroftë dhe qitni kremin për shputa.