Lapsi mundet me qetsue dhimbjen e kokës

Doktoresha Jane Leonard shprehet se shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga stresi, ankthi, lodhja apo shqetësimet emocionale. Por në vend që të përdoren ilaçe që sjellin dhe dame tjera anësore, disa ekspertë këshillojnë që zgjidhja mund të jetë ma e thjeshtë, tue e vendos nji laps në mes të dhambëve.

“Dhimbjet e kokës janë të lidhuna edhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e nji lapsi në mes të dhambëve i ndihmon muaskujve të nofullës me u relaksue”,-shpjegon doktoresha Jane Leonard.

Studimet e maprshme e kanë lidh dhimbjen e kokës me presionin që i bahet qafës, pra sforcimin e saj. Simbas këtyne studimeve, 80% e dhimbjeve të kokës shkaktohet nga muskujt e qafës.

Julie Sugrue, psikoterapiste, tha se koka dhe qafa i kanë 36 muskuj të ndryshëm, të cilët përdoren për me lëviz kokën, për me hangër, për me fol, e për me ba shprehje fytyre.

Sforcimet e këtyne muskujve munden me shkaktue dhimbje në vende të ndryshme, qysh quhen – dhimbje të delegueme, kjo asht edhe arsyeja pse muskujt e qafës shkaktojnë dhimbje të cilën e ndjejmë në kokë.