Letra e nji amvise që shokoi gratë

“Tanë jeta më shkoi tue pastrue shtëpinë se mos më vinte dikush” këto ishin fjalët e para të letrës së nji grueje, e cila kohën e kaloi vetëm në shtëpinë e saj tue pastrue, e në fund kallxoi edhe se çka fitoi nga ajo gja, shkruen revista Kosovarja.

“Pastroja si e çmendun, si të kisha ndonji sëmundje. Burri im nji ditë më tha diçka që u habita, më tha të mos e pastroja tavolinën nji javë, por nuk e dija pse. Mbas nji jave, pluhuni e kishte mbulue drunin, ndërsa ai kur u kthye nga puna, vizatoi nji zemër dhe e shkroi aty “të due” .

Të dashuna mikesha amvisa, shtëpia asht ajo ku në tavolinën përplot pluhun shprehet dashnia dhe bahet nji shtëpi e ngrohtë. Në kohën kur unë pastroja me mendimin se mos kishte me ardh dikush, njerëzit kishin dalë të kënaqeshin, ndërsa unë humbja kohën tue pritë që me qenë gjithçka në rregull vetëm e vetëm të mos paragjykohem. Pastroni aq sa ju e ndjeni nevojën e pastrimit, jo për ata që kanë me ardhë me pa se a asht pastrue apo jo. Kush dëshiron me të pa ty, nuk ka me ja vnu mendjen gjanave të tilla” kishte përmbyllë ajo.