Lexoni dobitë që trupi juej fiton nga meditimi

Meditoni – asht gja e mirë për mendjen, por gjithashtu edhe gja e shëndetshme për zemrën.

Hulumtimet e fundit shkencore kanë dhanë dëshmi të cilat tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për smundjet e zemrës.

Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbulue edhe nji ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikue në përmisimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Nëse jeni duhanpinës, meditimi mund t’ju ndihmojë me lanë duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për smundje kardiovaskulare.

Hulumtimet gjithashtu kanë tregue se meditimi e ulë shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e naltë e gjakut mundet me eskalue në sulm të zemrës.

 

Shperndaje në: