Lidhja e çuditshme mes autizmit dhe kancerit

Njerëzit që kanë ç’rregullime të autizmit kanë shumë ma tepër mundësi se të tjerët për ‘me ja hedh’ kancerit.

Nji studim i kryem nga Universiteti i Ajouas ka arrit në përfundimin se autikët kanë 66% ma pak mundësi për me u prek nga kanceri.

Ekspertët thonë se ç’rregullimi doket se ka nji efekt mbrojtës ndaj kancerit, nji “mburojë” që asht e fortë në adoleshencë, por fillon me ra me rritjen e moshës.

Studiusit nuk kanë gjetë ende arsyen e kësaj lidhje mes dy ç’rregullimeve, por thonë se ky zbulim mundet me hapë rrugën për trajtime të reja.

Për me arrit në nji përfundim të tillë, ekipi i studiuesve analizoi databazën e ADN’s së pacientëve me autizëm dhe atyne që nuk e kishin këtë sindromë.

Ata vnunë re se personat me autizëm kishin ma shumë variacione gjenesh që lidhen me epilepsinë dhe paaftësinë intelektuale, ndryshe nga njerëzit që kishin ç’rregullimin në fjalë.

Gjithashtu, u vnue re se njerëzit autikë kishin variacion ma të madh në ADN’n e onkogjeneve, të cilat determinojnë shfaqjen e kancerit.