Lind fëmu i parë në botë me “tre prindë”

Në Meksikë ka lindë fëmiu i parë në botë me teknikën “tre-prindore”, njofton The Independent.

Detaje të kufizueme në lidhje me lindjen u zbuluen përpara kongresit shkencor të Shoqnisë Amerikane të Riprodhimit në Salt Lake këtë muej, ku ka me u diskutur ma në thellësi në lidhje me ngjarjen.

Simbas kritikëve, procedura asht e barasvlefshme me modifikimin gjenetik të 3 njerëzve.

Mbështetësit nga ana tjetër thonë se lejon femnat me ni lloj të veçantë të sëmundjes gjenetike të kenë fëmi të shnetshëm.

Nji raport në revistën New Scientist tha se fëmku, Abrahim Hassan, tash asht 5 muejsh. Prindët e tij janë jordanezë dhe lindja u ba nga nji ekip ekspertësh në SHBA.

Nana e Abrahim, Ibtisam Shaban, vuen nga sindroma Leigh, nji çrregullim që ndikon në sistemin nervor.

Edhe pse ajo asht e shnetshme, dy nga fëmitë e saj kanë vdekë si pasojë e sëmundjes së trashëgueme.

Ka mënyra të ndryshme të krijimit të ashtuquejtunês “fëmiu tre-prindor”.

Teknika e përdorun nga dr. John Zhang, përfshin marrjen e bërthamës nga nji prej vezëve të zojës Shaban, që përmban ADN-në e saj, dhe e bashkëngjit në nji vezë donator, por ruhet në ADN mitokondriale të donatorëve.