Luftoni depresionin me…jogurt (video)

Simptomat e depresionit munden me u lehtësue me ndihmën e jogurtit – të paktën kështu thonë hulumtimet e reja.

Hulumtuesit kanë arritë t’i rikthejnë simptomat e depresionit te mijtë tue i ushqye me nji baktere probiotike, e cila gjendet në jogurt, dhe shpresojnë se ky zbulim mundet me pasë të njajtin efekt edhe te njerëzit, transmeton Telegrafi.

Ekipi mbrapa këtij studimi ka zbulue se bateria e lukthit luen rol në smundjen e depresionit, dhe këtë konkludim e kanë arritë mbasi i kanë studiue mijtë. Ushqimi i mijve me bakterin Lactobacillus jau kishte kthye atyne disponimin në normalitet, ndërsa mosushqimi me atë baktere i kishte rikthye simptomat e depresionit.

Ma poshtë e keni edhe nji video ku udhëheqësi i këtij studimi, Alban Gaultier, e spjegon në tanësi hulumtimin.