Mal të Zi, 8 persona vdesin nga gripi i derrave!

Si pasojë e virusit AH1N1, i njohun ndryshe edhe si virusi i gripit të derrave, në Mal të Zi kanë vdek tre persona, ka njoftue Instituti për Shëndet Publik në Podgoricë.

Që nga fillimi i këtij viti në Mal të zi nga infektimi i organeve të frymëmarrjes me këtë virus kanë vdek gjithsej tetë persona, e që asht numri ma i naltë i vdekjeve për krye banori në Ballkan.

Aktualisht janë të regjistruem 130 persona që langojnë nga gripi dhe pjesa ma e madhe e pacientëve janë të grup-moshave prej 25 deri në 60 vjet.

Simbas të dhanave të Institutit, pjesa ma e madhe e pacientëve që kanë vdek nga gripi nuk kanë qenë të vaksinuem.