Marshim vetëdijesues për Autizmin. Mungon qeveria

1-marshi

Femijë të shumtë marshuen drejt sheshit në kryeqytet me moton “mund të mos flas, por kam shumë për të thanë”, për të shenu Ditën Botnore te Autizmit.

Derisa në Teatrin Kombëtar po mbahet programi për femijët me autizëm, ku u tha se duhet t’i pranojë këta femi me autizëm, sepse edhe ata janë pjesë e shoqnisë.

Po ashtu, u tha se përkrahja e qeverisë në këtë drejtim asht vetëm formale dhe këtë e deshmon edhe mospjesëmarrja e tyne.

Dita botnore e autizmit, 2 Prilli, asht caktue nga OKB për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trunit.

Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, u shenu kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundje.

 

2-marshi