Masazhi i ftyrës. Qe çka ju ndihmon!

masazha

Për të pasë nji fytyrë të kurueme asht e randësishme që ti bajmë masazh të përditshëm mbasi kjo do e ndihmojë për të pasë nji pamje sa më të kurueme.

Disa nga efektet e shëndetshme të masazhit të fytyrës janë:

 

Largimi i tensionit nga muskujt

Kur muskujt e fytyrës tensionohen, shkaktohen rrudhat në lëkurë.
Nji masazh i përditshem prej dy deri në tre minuta relakson muskujt e fytyrës, përmirëson dukshëm shendetin, dhe e mban lëkurën më të re.

 

Rritja e qarkullimit të gjakut

 

Sikur të gjithë muskujt në trup, edhe ato të fytyrës kanë nevojë për gjak dhe oksigjen.

Rritni qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit tue masazhu rreth syve, gojës dhe vetullave, ku përqendrohet numri ma i madh i muskujve.

 

Ngritje natyrale e fytyrës

 

Tue rritë qarkullimin e oksigjenit dhe gjakut në fytyrë, ju mun të nxisni prodhimin e kolagjenit, i cili i jep fytyrës nji shkëlqim të shendetshëm dhe natyror.
Koha se sa duhet të zgjasë masazhi i fytyrës mvaret nga tipi i lëkurës.

Për lëkurë të yndyrshme ose me akne ju nuk duhet ta masazhoni fytyrën për ma shumë se 10 minuta.
Nga ana tjetër, lëkura e thatë kërkon të masazhohet deri në 20 minuta.