Mashkujt e stresuem pëlqejnë femnat e kolme (foto)

Situata emocionale ndikon në shijen e mashkujve. Mashkujt me nivele të nalta stresi tërheken ma shumë nga femnat e kolme. Kështu thotë studimi i ri i Universitetit të St. Andrews’it, Skoci.

Në periudha të vështira, ata kthejnë sytë nga gratë e mbushuna.

Simbas studiuesve, kjo ndodh sepse gratë e holla doken ma të brishta dhe ma pak fertile. Ata besojnë se stresi ndryshon perceptimin e burrave për të bukurën.

dominoal-697

Në nji sondazh ku u morën në pyetje mashkuj të moshave të njizeta u vnu re se ata që kishin nivele ma të ulëta stresi, pëlqenin gratë e holla.

Rezultatet e studimit u publikuen në revistën “Etologjia”, ku u spjegue edhe pse në vendet ku jeta asht e vështirë, burrat preferojnë gratë e shnetshme.

“Studimet kallxojnë se popullatat që jetojnë në vende ku jetesa asht në standarde të ulëta, parapëlqejnë çikat e randa. Por, kjo s’ka të bajë me ambientin; kur rrethanat janë të vështira, femnat e bashme janë ma tërheqëse”,- thotë profesori David Perrett.

ooo_1479487328-1837731